Thohir: Refuzuam 60 milionë për Icardin
Presidenti i Interit, Eric Thohir është i vendosur kur bëhet fjalë për strategjinë e tregut të transferimeve në dalje pasi kapiteni i skuadrës mbetet një nga objektivat më të lakmuar të tregut të futbollistëve me Napolin që vazhdon të qëndrojë në radhën e parë për të fituar shërbimet e tij, transmeton SS.

“Mauro Icardi është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai është kapiteni i Interit. E kemi refuzuar një ofertë prej 60 milionësh sepse të gjithë synojmë të arrijmë shifra më të larta për të. Ne jemi një skuadër e rëndësishme dhe dëshirojmë t’i mbajmë lojtarët më të rëndësishëm. Gjatë dy sezoneve të shkuara kemi afruar 15 emra të rinj, por këtë vit do të jetë e vështirë të bëjmë të njëjtat goditje në merkato”.

Në vijim të intervistës, numri një i klubit kërkon të mos polemizojë në distancë me trajnerin Mancini, i cili nuk e ka përtypur faktin që drejtuesit po tregohen shumë të ngathët në lëvizjet e merkatos.

“Roli i trajnerit në një skuadër është vendimtar. Ne kemi marrëdhënie të mira por ndonjëherë ka edhe fërkime. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të sjellë emra të rinj pasi tifozët dëshirojnë përherë lojtarë të klasit botëror. Po punojmë së bashku, ndërsa skuadra duhet të përqendrohet për t’u bërë sa më shumë dhurata”, ka dekaluar Thohir./Albeu.com/
Shtuar më 30/07/2016, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori