Thohir “thur” planin për ringritjen e Interit
Rimëkëmbja ekonomike, menjëherë. Rritja në nivelin sportive së shpejti. Erick Thohir lëviz në dy binarë paralelë për ta nxjerrë Interin nga tuneli. Objektivi është që në 2-3 vjet ta ricojë klubin në dhjetëshen e parë të Europës. Për tja arritur duhet bërë efikas menaxhimi zikaltër, i cili tani rregjistron humbje prej 6-7 milionë eurosh në muaj dhe pa shitje në janar do ta mbyllë bilancin e sezonit 2013-2014 me një deficit prej 75-80 milionë eurosh. Më keq nga sa parashikohej. Por përshtypja është se që nga qershori mund të ndryshohet faqe.

Në arsyetimin e shoqërisë do të jetë 2014-2015 viti i parë i epokës se re pasi ky aktuali mbyll logaritë me të kaluarën, sic demonstron fakti se janë plot 8 futbollistë në skadencë kontrate.

Pikërisht në verë do të fillojë të fillojë të konfigurohet Inter i ri. Nuk ka vend për fishekzjarre por për investime të goditura. Largimet e shumë senatorëve do të lehtësojnë barrën e pagave dhe shuma e kursyer do të përdoret për të rinovuar organikën. Shpenzimet për personelin në fakt nuk do të zbresin pas shkurtimeve të rënda të këtij sezoni prej 10 milionë eurosh që i kanë reduktuar në 120 milionë euro.

Linja do të jetë ajo që të mos ketë një tavan për pagat individuale por një buxhet total që duhet respektuar. Rritja e borxhit me bankat e ka kaluar nivelin e alarmit, në bazë të akordeve me Moratit në harkun e një viti indonezianët duhet të shlyejnë një pjesë të borxhit dhe të bëjnë të mundur lirimin e garancive të prreonarit të vjetër prej pothuajse 180 milionë eurosh. Vetëm duke e bërë Interin më të lehtë, Thohir mund të riaktivizojë investimet.

Me të gjitha këto do të merret drejtori i ri financiar Williamson, duke nisur nga 1 shkurti. Thohir mbetet në korent duke folur në mënyrë konstante me Moratin por dhe drejtorin e përgjithshëm Fassone për menaxhimin e shoqërsë. E bën nga distance, duke shpresuar që rezultatet të vijnë, brenda dhe jashtë fushe. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2014, ora 15:47
deri tash kurgjo
e Dielë 12 Janar 2014, Ora 15:58
nashta ne te ardhmen se qka po lexoj do lajme jo matri jo do futbollista te lodhte , ishalla veq me qito transfere nuk behet interi i forte , interi i dikurshem , por ky tash ashte njeshi i interit , ky i din senet , veq vshtir , tuj i ndrru lojtaret ne mes vete , interi, milan , dhe juventusi .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori