Thohir: Top-player? Dua të blindoj Icardin dhe Kovaçiç
Pëlqej
Erick Thohir i hedh dorashkën e sfidës Juventusit. Presidenti i Interit është i bindur se zikaltrit mund të rivalizojnë me dinjitet deri në fund të sezonit, duke mos e përjashtuar mundësinë e fitimit të titullit kampion.

"Nuk jemi përballur akoma me bardhezinjtë, por nëse shohim startin e kampionatit, mund të konkurrojmë me më të mirët. Objektivi ynë është të përmirësojmë vendin e pestë të sezonit të kaluar, por nuk do të ishte keq nëse fitojmë kampionatin", është shprehur indoneziani.

Në kampin zikaltër janë shumë të kënaqur me faktin se sulmuesit po shënojnë rregullisht, madje por flitet me superlative për tredhëmbëshin Palacio-Osvaldo-Icardi.

"Jo të gjithë sulmuesit mund të luajnë njëkohësisht, por do të isha i surprizuar nëse nuk do ta kalojmë shifrën e 10 golave për kokë", vijoi Thohir.

Tifozët gjithsesi dëshirojnë të dinë nëse Thohir do t’u bëjë dhuratë një "top-player": "Nuk është një aspekt i rëndësishëm. Dëshiroj t’i jap ekuilibër skuadrës me ndërhyrje të mirëmenduara. Cilin futbollist do të blija për 60 milionë euro? Jemi mirë, preferoj më shumë t’u jap qetësi futbollistëve me disa rinovime të rëndësishme, ndër të cilët dua të vecaj Icardin dhe Kovaçiç. Nuk jam një tip që i merr vendimet në panik, apo që blen lojtarë pa logjikë". /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori