Thomas Lemar nuk bind, Atl. Madrid e nxjerr në shitje
Atl. Madrid është në krizë goli dhe në Janar pritet të afrohet një sulmues ndërsa drejtuesit po shikojnë edhe mundësinë e sistemimit të Thomas Lemar.

Deri tani për tifozët, klubin dhe kritikët, francezi është një zhgënjim total në fushë edhe pse mundësitë që i ka dhënë Simeone nuk janë pak.

Plot 654 minuta ose 13 ndeshje të luajtura deri tani, asnjë asist apo gol për një sulmues krahu janë statistika që konfirmojnë se 24-vjeçari nuk po përshtatet dhe në janar për një ofertë serioze drejtuesit nuk do të mendoheshin dy here për ta shitur.
Shtuar më 03/12/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori