"Thomas Tuchel është trajneri më i mirë në botë"
Pëlqej
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se trajneri i skuadrës së tij, Thomas Tuchel, është trajner më i mirë në botë.

“Parisi ka lojtarë dhe trajner të mrekullueshëm, për këtë arsye ne mund të arrijnë të marrin pikë nga ndeshja në Anfield. Ne kemi trajnerin më të mirë në botë”, ka thënë El-Khaleifi.

“Kjo ndeshje do të jetë më e shikuar se të tjerat, por ne do të shkojmë me shumë besim. Ne duhet ta respektojmë këtë kundërshtar, që është një klub i mrekullueshëm, por mendoj se mund të bëjmë diçka”, deklaroi sheiku i skuadrës franceze. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori