Th.Silva: Do jepja jetën për Neymar
Kupa e Botës "Brazil 2014" është në prag dhe te Seleçao janë më të motivuar se kurrë për të fituar trofeun 6 dhe për këtë është i bindur as më pak e as më shumë por vetë kapiteni i kombëtares Braziliane Thiago Silva. Mbrojtësi i Paris Saint Germain në një intervistë të tij ka deklaruar se ambienti te Selecaot është shumë i mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë gjithçka për të ndihmuar njëri-tjetrin.

"Në këtë grup nuk ka njeri që të jetë i aftë për të prishur gjendjen e mirë që na ka përfshirë.. Këtu mund të ketë ndonjë që fiton më shumë para apo është më i bukur, megjithatë të gjithë janë të lumtur. Nëse mua do të më duhet të vrapoj për Neymarin, do të vrapoja për të. Nëse do të më duhet të vdes për Neymar, do të vdisja për të. Pra me pak fjalë te Selaçao harmonia midis ne lojtarëve është e shkëlqyer", është shprehur mbrojtësi i PSG-së.

Më pas Thiago Silva shtoi se futbolli nuk ka vdekur dhe se Neymar është ai që përcjell më së miri ketë lojë me gëzim. 29-vjecari theksoi se është Brazili favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës, mbi të gjitha pasi luan në vendin e tij, madje sipas tij fitimi I kompeticionit nga kombëtarja braziliane do të përmirësonte shumë edhe vetë shtetin amerikanolatin nga gjëndja e vështirë që po kalon.

"Të gjithë dëshirojmë një Brazil më të mirë. Nuk duam të ndikohemi nga kjo klimë e vështirë që ka përfshirë vendin, gjithsesi ne e dimë shumë mirë se mënyra jonë për të ndihmuar shtetin Brazilian është të krijojmë një ekip sa më të mirë që më pas të fitojë Botërorin", vijoi kapiteni i Seleçaos.

Në fund Thiago Silva e pranon se Brazili në këto momente nuk është skuadra që zhvillon futbollin më të mirë megjithatë sipas tij brazilianët janë një popull që prodhojnë shumë talente, dhe se kanë forcën e mjaftushme për të krijuar skuadra kompetitive gjatë çdo Botërori futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori