Thuajse e përfunduar, Vertonghen lojtari i Benficas
Jan Vertonghen do të jetë një lojtar i Benficas.

Mbrojtësi belg karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit portugez.

Gazatari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se një marrëveshje mes Benficas dhe Jan Vertonghen është arritur.

Vertonghen do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Benfican.

33 vjeçari belg në tetë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Tottenham, për të cilën skuadër është paraqitur në 232 ndeshje.
Shtuar më 13/08/2020, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori