Thyen disiplinën, Liverpooli dhe Roma hetohen nga UEFA
Pëlqej
UEFA ka lajmëruar sot se ka hapur procedurë për thyerje të disiplinës kundër Liverpoolit dhe Romës pas skandalit të këtyre dy skuadrave në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.

Trazirat filluan jashtë Anfieldit disa minuta para se të fillojë ndeshja e parë në mes të dy skuadrave më 24 prill, derisa një tifozë i Liverpoolit vazhdon të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore pas një incidenti me tifozë të Liverpoolit.

UEFA ka konfirmuar të martën se ka hapur procedura hetimore për rastin ndaj të dyja klubëve në lidhje me përleshjen mes tifozëve.

Liverpool është në hetime pasi që ka hudhur objekte të forta në fushë dhe ka ndezur fishekzjarrë gjatë ndeshjes.

Ky rast është duke u shqyrtuar nga trupi për etikë dhe disiplinë i UEFA’s më 31 maj.

Reds të Jurgen Klopp përballen me mbrojtësit e titullit të Ligës së Kampionëve të shtunën në Kiev pasi që eliminuan Romën me rezultat 7-6 në gjysmëfinale. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori