Thyen rregullat anti-Covid-19, Mourinho i zhgënjyer nga tre futbollistët e tij
Menaxheri i Tonttenham Hotspur, Jose Mourinho, është shprehur i zhgënjyer me futbollistët e tij, Sergio Reguilon, Giovanni Lo Celso dhe Erik Lamela.

Jose Mourinho u shpreh i pa kënaqur me futbollistët e tij, Sergio Reguilon, Giovanni Lo Celso dhe Erik Lamela, pasi që ai u dha leje atyre të kalojnë festat e fundvitit me familjet e tyre, ndërsa futbollistët ishin mbledhur bashkë.

Në rrjetet sociale të futbollistëve ishin publikuar fotografi ku ata shiheshin bashkë duke festuar, Mourinho nuk ishte i kënaqur pasi ai u kishte dhënë leje atyre.

"Ju kam dhënë një dhuratë të mrekulleshme, i dhashë leje sepse mendoja se do të festonte vetëm Krishtlindjet", tha ai.

"Doli që ai nuk ishte vetëm, ne si klub jemi të zhgënjyer sepse ne ju plotsojmë lojtarëve të gjitha kushtet dhe normale", shtoi ai.

"Ne nuk jemi të lumtur me çka ka ndodhur, ishte një surprizë negative për ne", përfundoi Jose Mourinho.
Shtuar më 02/01/2021, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori