Thyhet dominimi i Messit dhe Ronaldos, kjo është treshja finaliste e Topit të Artë
Pëlqej
Tashmë kanë nisur thashethemet se kush do të fitojë Topin e Artë dhe meqë votimi është mbyllur, spekulohet se tre kandidatët kryesorë janë me bazë në Madrid, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric, ndërsa burime të tjera thonë se në top-treshe është Kylian Mbappe.

Fituesi i Topit të Artë do të bëhet i ditur në një eveniment gala që do të zhvillohet në Paris më 3 dhjetor, mirëpo para se gjërat të bëhen zyrtare, ka hapësirë për spekulime.

Sipas informacioneve që vijnë nga France Football, thuhet se çmimi prestigjioz mund të shkojë në Madrid, qoftë në Santiago Bernabeu apo Wanda Metropolitano.

Që nga përfundimi i votimit të premten e kaluar, Radio Europe 1 ka raportuar se Modric do të shpallet fitues pata Varane she Mbappe, duke e lënë Griezmannin jashtë podiumit të top-treshes.

Megjithatë, burimet nga Franca kanë thënë se sulmuesi i Atletico Madridit është njëri nga top-tre favoritët dhe se çmimi që ndahet nga France Football do të shkojë në Madrid.

Cilido që e fiton nga të përmendurit do të jetë befasia e këtij viti, kur kihet parasysh se konkurrimi nuk do të dominohet më nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Shtuar më 21/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori