Thyhet rekordi historik i fitoreve radhazi të Ajaxit
Kampionët e ri të Uellsit, The New Saints (TNS) kanë thyer rekordin botëror 44 vjeçar me më shumë fitore në historinë e futbollit
Fitorja 2-0 kundër Cefn Druids ishte e 27-ta radhazi në të gjitha kompeticionet, një më shumë se e Ajaxit në sezonin 1971-72.

TNS ka fituar 21 ndeshje në kampionat, katër në dy kupa uellsiane, dhe dy në “Scottish Challenge Cup”, në të cilën u ftua të luajë në këtë sezon. Në dy sezonet e kaluara TNS ka fituar tripletën në Uells.

Shtuar më 31/12/2016, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori