Tifoz i çmendur, i dhuron Hamburg-ut 25 milionë euro
Pëlqej
Një çek prej 25 milionë eurosh për skuadrën e zemrës: Hamburg mund të ëndërrojë falë bujarisë së madhe të një tifozi shumë special. Bëhet fjalë për Klaus-Michael Kuhne, manjat i transporteve dhe tifoz i çmendur i HSV-së, i cili ka vendosur të financojë skuadrën e zemrës.


77-vjeçari, me një pasuri prej 10,4 miliardë dollarë, i 119-ti në rënditjen e "Forbes" për njerëzit më të pasur në botë dhe Valon Behrami erdhi në skuadrën gjermane falë kësaj "dhurate".

Ndërkohë që priten edhe blerje të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 17:07
Shkelqim Kelo
e Hënë 4 Gusht 2014, Ora 21:25
Filantrope te medhenj ka patur gjate gjithe historise njerezore, ne te gjithe fushat.Natyrisht qe nuk kane munguar edhe ne sport.Le ti referohemi ne Itali familjes Anjeli ne futboll e automobilizem, Berluskonit dhe Moratit ne futboll etj qe kane harxhuar me qindra milione euro.Shembuj te tille gjen ne te kater anet e globit.I fundit per nga rradha eshte Klaus-Michael Kuhne i cili sponsorizoi ekipin e zemres HSV Hamburgun me 25 milione euro.Dhurimet i bejne natyrisht njerezit e pasur dhe me zemer te madhe.Sot pashe ne internet qe milardieri shqiptar Bexhet PacolliI (i kerkoj ndjese per permendjen e emrit), po kryente nje investim maramendese ne Astana te Kazakistanit.Keto jane punet e tij dhe si shqiptare gezohemi qe kemi edhe ne shqiptaret njerez per ne "Forbes". Por mendoj se ky biznesmen i suksesshem i ka te gjithe mundesite financiare per te vepruar si personat e permendur me lart.Do te ishte ne nderin e tij personal, por edhe krenari per cdo shqiptar,ndertimi i dy stadiumeve ne Shqiperi e Kosove, i disa komplekseve sportive ne qytetet kryesore te Shqiperise e Kosoves,apo i dy akademive te futbollit ne Shqiperi e Kosove, te cilat do te mundesonin zhvillimin e futbollit shqiptar per te zene vendin qe i takon ne arenen Europiane e ate Boterore.Ne sportdashesit gezohemi kur te huajt insevstojne e sponsorizojne sportet ne vendet e tyre, por pse te mos gezojme edhe ne, per investimet ne Shqiperi e Kosove.Disa shembuj ne Shqiperi jane evidente si z.Ardian Takaj,Gaz Demi,L Nuri,R.Halili,N.Bizhdili etj te cilet kane vite qe nje pjese te te ardhurave nga bizneset e tyre i kane vene ne funksion te sportit ne pergjithesi dhe te futbollit ne vecanti.Por si keta beznesmene te suksesshem ka edhe me dhjetera te tjera, te cilet i ftojme qe te kontribuojne per zhvillimin e sportit qe dhe ne shqiptaret te kemi "Kuhnet" tane.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori