Tifozi i Liverpool blen 3 kamionë dhe feston para kohe titullin e Premier League në një paradë (VIDEO)
Një tifoz i Liverpoolit ka organizuar një paradë të hapur për të festuar triumfin thuajse të kryer të gjigantit anglez në Premierligë, transmeton zeri.info

Skuadra e Jurgen Kloppit është 25 pikë para Manchester Cityt dhe ishte në rrugë të mirë për ta fituar Premierligën për herë të parë pas 30 vjetësh, derisa u shfaq koronavirusi.

Premierliga është pezulluar që nga marsi dhe biznesmeni nga Tajlanda, Kongkiat Inthraseesangwon, nuk mundi të priste më gjatë.

Kështu, ai bleu 3 kamionë për të organizuar një paradë të hapur në Phayao të Tajlandës.


Ai i ngjyrosi kamionët me ngjyrë të kuqe dhe me ngjyrat tradicionale të Liverpoolit dhe gjithashtu shkroi moton “You'll Never Walk Alone”.


Ai shpenzoi rreth 290,000 euro për të blerë kamionët.

“Unë kisha planifikuar t’i sjell kamionët për një paradë me tifozët e tjerë të Liverpoolit kur skuadra të ngrinte lart trofeun. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë liga është shtyrë, kështu që unë vendosa ta bjë festimin më herët”, u shpreh ai për “The Mirror”.
Shtuar më 20/05/2020, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori