Tifoz i zjarrtë i Celtic, Meta xhiro në rrugët e Tiranës me bluzën e skuadrës së zemrës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk i ndahet ekipit të tij Celtic.

Prej vitesh ai cilësohet si një tifozë i flaktë i skuadrës skocez Celtic, por tashmë edhe bluza e këtij ekipi është bërë e pandashme për Kreun e Shtetit.

Mbrëmjen e sotme ai përshkoi rrugët e kryeqytetit nga Presidenca pikërisht i veshur me këtë bluzë.

herët gjatë ditës, Meta ishte në vilën e tij në Gjirin e Lalëzit ku zhvilloi një takim disa orësh me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e AKR Behgjet Pacolli.
Shtuar më 09/07/2020, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori