Tifoz me Milanin, si humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant (VIDEO)
ish-basketbollit dhe ylli i NBA-së Kobe Bryant ka vdekur në një aksident ajror me helikopter, në Kaliforni Los Angelos.

Lajmi i konfirmuar pikësëpari nga rrjeti TMZ, i cili theksonte se Brajant, 41-vjeç ishte në bord të helikopterit të tij privat, me të paktën tre persona të tjerë, përveç pilotit. Të gjitha pasagjerët kanë humbur jetën, e konfirmuar kjo edhe nga policia e Los Anxhelesit me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.

“Konfirmojmë vdekjen e 5 personave. Asnjë i mbijetuar nga përplasja e helikopterit në Kalabasas. Hetimi vazhdon dhe të gjithë të qëndrojnë sa më larg zonës së aksidentit”, postonte policia.

Në të njëjtën kohë, konfirmohet se fatmirësisht, në bord nuk ka qenë bashkëshortja e tij, Vanesa, e cila përflitet se ka vendosur që të mos hipë në helikopter në sekondat e fundit.

Ish-ylli i Los Anxheles Lejkërsave dhe i basketbollit amerikan e botëror lë katër vajza, Xhanën, Natalian, Biankan dhe Kapir.

Kobi Brajant ishte përdorues i rregullt i këtij mjeti ajror, të markës Sikorski S-76, prej shumë vitesh. Madje, nëpërmjet tij spostohej sa herë që duhej të luante në shtëpi, në “Staples Center”, nga bregdeti i Njuportit ku jetonte.

Ky ishte një lajm që është pak ta quash tragjik për botën e sportit, duke qenë se po flasin për një ndër basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pjesë e formacionit të “All Star NBA”, për 18 sezone nga 20 vite karrierë.

Gjatë viteve të aktivitet, Brajant kishte fituar 5 tituj kampion me Los Anxheles Lejkërs, por ndarja e tij nga jeta, si për ironi të fatit, erdhi në ditën që LeBron Xhejms, pasardhësi i tij i madh te kalifornianët i pat thyer edhe rekordin e pikëve. Brajant numëron në karrierën e tij me Lejkërsat 33 mije e 643 pike. Por pas 29 pikëve të realizuara nga Xhejms ndaj Filadelfias, LeBron parakaloi Brajantin duke u ngjitur në kuotën 33. 655.


Për shumë pak që e dinë, Brajant ishte me origjinë italiane dhe kjo mund të kuptohet qartë edhe nga emrat e zgjedhur edhe për dy nga vajzat e tij, Xhana dhe Bianka, por në të njëjtën kohë ishte edhe një i apasionuar pas futbollit. Skuadra e tij e zemrës ishte italiane, Milani, të cilin sa herë që ka pasur mundësi e ka ndjekur nga “San Siro”, por shumë shpesh ka vizituar edhe qendrën stërvitore të kuqezinjve.

Shtuar më 26/01/2020, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori