Tifozat e United publikojnë videon me dështimet e Lukakut duke ironizuar ato të Interit (VIDEO)


Romelo Lukaku edhe zyrtarisht është lojtar i Interit. Belgu u transferu te klubi italian për një shifër rreth 80 milionë euro.

Lukaku arriti të shënoj vetëm 15 gola në 45 paraqitje për “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar dhe trajneri Solksjaer, i cili dëshiron që sulmi i tij të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe të rrjedhshëm, nuk besoi te aftësitë e sulmuesit.

Vështirësië e 26-vjecarit për të lidhur lojën dhe për të konkretizuar golat, bënë që ai të ishte pjesë e disa episodeve qesharake sezonin e kaluar.

Një fans i Man Utd ka publikuar një përmbledhje të disa rasteve të lojtarit, duke u talluar me të. Kjo sigurisht nuk do t’iu pëlqej tifozëve të Interit.
Shtuar më 08/08/2019, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori