"Tifozat Kuq e Zi": Ardhjen në stadium e kemi bojkotuar, por me zemër iu mbështesim

Tifozat Kuq e Zi” nëpërmjet një postimi në Facebook, kanë konfirmuar bojkotin në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena”.

Ata theksuan se bojkoti i ndeshjeve që luhen në stadiumet shqiptare do të vazhdojë deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.

POSTIMI

Sot luan Kombëtarja, e kur luan Kombëtarja nuk është ditë e zakonshme. Secili prej nesh, ndjenë shumë dhembshuri dhe keqardhje që ekipit (që për ne është më shumë sesa ekip futbolli) nuk do i jemi pranë si rëndom. Pavarësisht se nuk do të jemi fizikisht aty, me sy, shpirt e mendje jemi në Elbasan.

Vajtja në stadium dhe përkrahja e Kombëtares për ne është vet jeta, dhe heqja dorë nuk është aspak e lehtë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, por jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen nëpër stadiumet shqiptare të vazhdoj deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.

Djemëve në fushë ju urojmë shumë sukses në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtajnit. Mos harroni, Tifozat Kuq e Zi kthehen pas tre ditësh më të fortë e më të zëshëm sesa kurrë, na gjeni në shkallët e stadiumit të Strumicës.
Shtuar më 02/09/2017, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori