Grupimi i “Tifozave Kuq e Zi” kanë konfirmuar mospjemarrjen e tyre në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërsië qe do te luhet me date 13 nentor.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook,
tifozat shprehen se ata përkrahin vetëm një kombëtare dhe përfaqësojnë një Flamur.
Tifozat shkruajne se kauza e tyre eshte vetem perkrahja
ndaj perfdaqesues kuqezi dhe skuadrave shqipatare ne
europe.
"Të nderuar Tifoza,
Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian "Francë 2016", në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do te jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë.
Qe nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuq e Zi ka qenë që Shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do të jemi
prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës, por që sigurisht që do të jemi
prezent në Prishtinë për festën e madhe.
Që nga themelimi dhe deri me sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren
Shqiptare dhe skuadrat
shqiptare në Evropë. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të jemi
prezent, nuk do të mundemi të jemi aty.
Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë Shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë, dhe te festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do te festojmë gjithë se bashku ketë arritje historike te Kombëtares tonë.
Për fund,
Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet
shqiptare të të gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një.
Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit", kanë shkruar "
Tifozat Kuq e Zi".
Shtuar më 10/11/2015,
ora 15:40