"Tifozat Kuq e Zi" mesazh për De Biasin pas largimit: Ja pse ai ishte ndryshe!
Pëlqej
Pas largimit të Gianni De Biasit nga Shqipëria, vjen edhe reagimi i Tifozëve Kuqezi. Grupimi më i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, falenderuan trajnerin italian për atë që ka dhënë për kuqezinjtë, ku deklaronin se i ishin mirënjohës.

Ja postimi i plotë:

Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend.

Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe. Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve.

“Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme. Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!
Shtuar më 15/06/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori