Largimi i Paolo Tramezzanit nga Kombëtarja ka prekur edhe tifozët. Përmes një
postimi në faqen e tyre zyrtare, “
Tifozat Kuqezi” i kanë dhënë lamtumirëm ish ndihmësit të De Biasit në Kombëtaren e Shqipërisë.
Ja postimi i tyre:
Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më
trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si
trajner.
Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove
respektin e tifozëve sepse
respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri.
Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë.
Me respekt
Tifozat Kuq e Zi
Shtuar më 21/12/2016,
ora 09:30