"Tifozat Kuq e Zi" publikojnë fotot. Ja si qëndron e vërteta e bojkotit (FOTO LAJM)

Pëlqej
“Tifozat Kuq e Zi” janë kthyer në qendër të vëmendjes pas vendimit të tyre për të bojkotuar Kombëtaren në ndeshjet vendase.

Kjo si një forme proteste drejt policisë shqiptare për ndërhyjen policore në ndjeshjen Izrael- Shqipëri.

TKZ ka postuar në ‘Facebook’ disa imazhe të tifozëve shqiptarë të cilët festojnë së bashku me policinë në Europë ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta pasi kuqezinjtë terrorizohen nga forcat speciale dhe trajtohen sikur të jenë armiq.

Policët shqiptarë i trajtojnë në mënyrën më të turpshme tifozët tanë, ndërsa policët europianë bëjnë edhe foto, edhe “shqiponjën” me ta, duke i trajtuar si njerëz të dorës së parë.

"Ky është një album me disa prej fotografive ku pasqyrohen sjelljet dhe organizimi i policisë shqiptare dhe sjelljet e organizimi i policive të shteteve në transferta të ndryshme nëpër Europë”, shkruajnë TKZ.

/albeu.com/

Shtuar më 18/11/2016, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori