“Tifozat Kuq e Zi” tallen me Dukën: Edhe Liverpuli do hapë “fan club”

Gjatë fundjaves në ndeshjen kundër Sunderland A.F.C., tifozët e Liverpool F.C. e lëshuan "Anfield" në shenjë proteste pë...

Posted by Tifozat Kuq e Zi on 2016-02-08
Pëlqej
Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” është në luftë të hapur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Hapja e klubit të tifozëve nga këta të fundit nuk është pritur aspak mirë dhe “Tifozat Kuq e Zi” vazhdojnë ironitë me kreun e Federatës.

Ditën e djeshme, ata kanë ironizuar sërish duke marrë shembull veprimin e tifozëve të Liverpulit, të cilët u larguan nga stadiumi për shkak të rritjes së çmimit të biletave. “Gjatë fundjavës, në ndeshjen kundër Sandërlendit, tifozët e Liverpulit u larguan nga stadiumi në shenjë proteste për çmimet e larta të biletave.

Në dalje e sipër, ata shanë presidentin e klubit për këtë fakt. Shpresojmë që presidentit të mos i mbushet mendja për të krijuar një ‘fan club’ tjetër me arsyetimin që tifozët e kanë ofenduar në ndeshjen e fundit”, shkruhet në postimin që “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.
Shtuar më 09/02/2016, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori