Tifozat Kuq e Zi: Të ndryshohen ngjyrat e fanellave
Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, përmes një njoftimi për shtyp ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të ndërrmarë masa për ndryshimin e ngjyrave të fanellave në transfertë.

Ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës si mysafirë ishte ndeshja e parë që u ekspozuan fanellat e shumëdiskutuara, dhe si të tilla përveç logos në gjoks me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë.

"Si kërkesë të tillë duhet ta shqyrtoni në kohë sa më të shpejtë duke i ndërruar ato. Në të kundërtën, Tifozat Kuq e Zi shumë shpejt do të dalin me hapat e mëtejm pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafirë.

Askush nuk mund t'i përdhos ngjyrat që na identifikojnë neve si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara", thuhet në reagimin e Tifozave Kuq e Zi.

Portali Albeu ishte i pari që vuri në dukje ngjyrat jo-shqiptare të Kombëtares, duke sensibilizuar opinionin për të reaguar kundër këtijf fenomeni të pakumptimtë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 20:28
BRAVO ALBEU
e Enjte 20 Shtator 2012, Ora 00:44
ju pergzoi si portal Albeu.com se me te vertet jeni me te miret nder te mirve si portal dhe eshte e vertet qe ju jeni te paret qe e keni vrejte kete fenomen me fanellat e Kombetares me shenja te qarta grekofile dhe kushdo qe i ka dizajnu per mendimin tim ose nuk ka qen Shqiptar ose eshte Anti Shqiptar!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori