"Tifozat Kuqezi" reagojnë pas letrës së FSHF-së
Pëlqej
Disa përfaqësues të grupimit të "Tifozave Kuqezi" janë ftuar në "Neës 24" për të dhënë opinionin e tyre për bojkotin, por edhe i kanë kthyer një përgjigje Federatës pas "letrës së hapur", që kjo e fundit publikoj pak minuta më parë.

"Nuk është normale as njerëzore që të shkosh në stadium 4 orë para fillimit të ndeshjes. Trajtimi nga Policia ishte ç'njerëzor, por nuk është ndeshja e vetme që na ndodh. Ne nuk jemi ushtarak që të zbatojmë urdhërat e Policisë.

Kur hyn në stadiumin në rast se të marrin një send personal, thonë që pyet FSHF-n, dhe kur pyet në Federatë nuk të japin përgjigje. Policia ruan rendin dhe fushë dhe nuk futet në tribuna.

Reagimi i Federatës? Prej tyre kërkonim vetëm mbështetje. Ata duhet të jenë bashkë për të na mbështetur për veprimet e policisë", është shprehur një Përfaqësues i TKZ-së./albeu.com/
Shtuar më 16/11/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori