Tifozëri e mrekullueshme, zikaltërit mbushin stadiumin ndaj Genoas
Skuadra e Interit po zhvillon sezonin më të mirë në viteve të fundit ku e shohin veten në vendin e 2 pas 10 ndeshjes. Kjo ka bërë që tifozët e Inter të mbushin stadiumin në ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas, një sfidë do të luhet vetëm tre ditë para ndeshjes me Barcelonën.

Për ndeshjen me Genoan do të ketë edhe tifozë të organizuar nga Shqipëria. 21 mijë tifozë bëjnë pjesë nga “fan clubet” e ndryshme nga e gjithë bota. Parashikohet që në Milano të udhëtojnë rreth 100 autobuzë me tifozë. Në stadium pritet të jenë jo më pak se 65 mijë tifozë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori