Tifozët anglezë "pushtojnë" Spanjën, 100 mijë britanikë në Madrid për finalen e Champions League
Nesër në mbrëmje do të luhet finalja e shumë pritur mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

Kjo është hera e dytë në histori që përsëritet një finale britanike, pas asaj të vitit 2008 mes Çelsit dhe Mançester Junajtid.

Finalja këtë sezon është vendosur të luhet në shtëpinë e Atletico Madrid, "Wanda Metropolitano". Madridi do të jetë në qendrën e vëmendjes mbrëmjen e nesërme, ndërsa kryeqyteti spanjoll do të pushtohet nga tifozeria angleze.

Mendohet se rreth 100 mijë britanikë do të zbarkojnë në Spanjë për finalen e madhe, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë.

Ndërkohë, edhe forcat e policisë në Spanjë janë në detyrë teksa 4.700 forca policie do të jenë të angazhuara për të shmangur incidentet, teksa në ndihmë do t’iu vijnë edhe dronët.
Shtuar më 31/05/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori