Tifozët e Al Jaziras brohorasin emrin e Messit para syve të Ronaldos, portugezi i'u përgjigjet (VIDEO)
Provokimi që tifozët i bënë futbollistit më të mirë në botë për vitin 2017, Cristiano Ronaldos ishte ajo që ra në sy mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.

Gjatë një momenti në ndeshje, tifozët e Al Jaziras kanë filluar në kor të thërrasin emrin e Lionel Messit. E kjo nuk i ka pëlqyer fare yllit portugez i cili ka reaguar ndaj tyre në fushë.

Kamerat e kanë filmuar Ronaldon duke u kthyer nga tifozët dhe duke bërë me duar. Numri shtatë i Real Madridit e dha përgjigjën e duhur duke shënuar një gol të bukur dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë finalen e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori