Tifozët e Arabisë Saudite nuk do të shohin ekipin e tyre në Kupën e Botës
Te enjten më datën 14 qershor do të fillojë kompeticioni më i lavdishëm në rruzullin tokësor, Kupa e Botës "Rusi 2018".

Ndeshja hapëse e këtij evenimenti do të zhvillohet midis Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe tifozët e ekipit arabik nuk do të mund ta shohin këtë ndeshje.

Arsyeja është se asnjë televizion nuk e ka blerë te drejtën e transmetimit. Shuma prej 35 milionë eurosh për 20 ndeshje është refuzuar nga Katari.

Kjo ndodh sepse Katari kërkon tu prishë sa më shumë punë arabëve por ka qenë vetë drejtuesi Infantino i cili tha se do mundohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori