Tifozët e Argjentinës nuk duhet të mërziten për largimin e Higuain (VIDEO)
Gonzalo Higuain njoftoi një ditë më parë se ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja. Ai luajti me “Albicelesten” në 75 ndeshje, duke shënuar 31 gola.

Por a duhet të mërziten tifozët e Argjentinës për këtë “humbje”?

Sipas prestigjiozes spanjolle "AS", jo. Kjo e përditshme ka postuar një video, ku Higuain krahasohet me një legjendë si Gabriel Batistuta, që ka luajtur thuajse të njëjtin numër ndeshjesh me kombëtaren, 77 (vetëm 2 më shumë), por ka shënuar plot 54 gola. Janë marrë si shembuj tre momente thuajse identike, ku “El Pipita” dështon ta dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Batigol gjithmonë shënon.
Shtuar më 29/03/2019, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori