Tifozët e Atalantës tmerrohen në udhëtimin për në Ukrainë, avioni bën ulje të detyrueshme
Atalanta do të luajë ditën e nesërme ndaj Shaktar Donjetskut, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në Ukrainë, dhe ekipi italian pritet të ketë edhe mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh, të cilët kanë udhëtuar nga Italia për të mbështetur ekipin e tyre.

Pikërisht këta të fundit kanë përjetuar momente paniku ditën e sotme, teksa avioni me të cilin po udhëtonin është detyruar të bëjë uljedetyrueshme.

Tifozët pasi mbërritën në Varshavë, morën një linjë tjetër avioni për të udhëtuar drejt Kharkivitm, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Megjithatë gjatë udhëtimit, avioni është detyruar të bëjë uljedetyrueshme në një destinacion tjetër, dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira klimaterike.

Piloti vendosi të marrë një rrezik të madh, duke u ulur në Kiev pavarësisht mjegullës së madhe, por për fat të mirë nuk kishte ndonjë incident.
Shtuar më 10/12/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori