Tifozët e Barcelonës sulmojnë Messin në aeroport pas humbjes turpëruese (VIDEO)
Barcelona u eleminua turpshëm nga Championsi duke mos mbajtur avantazhin 3-0 në Camp Nou. Katalanasit humbën 4-0 duke humbur kështu dhe finalen e Madridit.

Por kjo nuk është përtypur aspak mirë nga tifozët katalanas të cilët këtë herë madje e kanë tepëruar pasi kanë sulmuar Lionel Messin i cili ka dhënë shpirtin për këtë skuadër.

Në momentin që skuadra është kthyer nga Liverpooli dhe ka zbritur në aeroport ka ndodhur një ngjarje vërtetë e shëmtuar pasi një grup tifozësh të irrituar kanë sulmuar Lionel Messin.

Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident që mund të kishte përmasa akoma më të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori