Fitorja e Skënderbeut ndaj Sportingut të Lisbonës, historike për
ekipin korçar dhe futbollin shqiptar në përgjithësi, ka gëzuar jashtë mase edhe tifozët e Besiktas.
Ekipi nga Stambolli ka shanse të mëdha kualifikimi për në fazën tjetër të Europa League pasi tashmë numëron 6 pikë, 2 më shumë se Sportingu dhe raundin e ardhshëm, më 26 nëntor, pret Skënderbeun në shtëpi, ndërsa portugezët luajnë në transfertën e vështirë të Moskës, raporton Portali Albeu.
Kjo gjë ka gëzuar shumë tifozët turq, të cilët kanë falenderuar
ekipin korçar në rrjetet sociale, duke përdorur edhe komente të tipit: "Faleminderit vëllezërve shqiptarë". /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015,
ora 10:47