Tifozët e Borussia Dortmundit, nderojnë Nuri Sahinin (VIDEO)
Pëlqej
Borusia e Dortmundit fitoi dje 2-1 ndaj Werder Bremen duke vijuar kryesimin ne kampionatin gjerman te futbollit.

Por tifozët e shumtë të pranishëm sic do herë në Signal Iduna Park kanë nderuar ish lojtarin e tyre Nuri Sahin.

30-vjeçari mbetet një nga të preferuarit e tifozërisë së zjarrtë dhe në fund të ndeshje ka shkuar për t’u përshëndetur me ta. Skena magjike me gjithë stadiumin që i rezervon lojtarit momente të paharrueshme.

Shahin luajti 6 sezone me Dortmundin mes viteve 2005-2011, ndërsa zhvilloi dhe 5 sezone të tjera, përpara se të largohej këtë verë drejt Verderit.

Mesfushori u bë lojtari më i ri, i cili debutoi në Bundesligë. Ishte data 6 gusht e vitit 2005 dhe ai ishte vetëm 16 vjeç e 334 ditë. /albeu.com/



Shtuar më 16/12/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori