Tifozët e Eintracht Frankfurt pushtojnë "San Siron"
Inter do të presë Eintracht Frankfurt për ndeshjen e kthimit të Europa League në "San Siro", këtë të enjte në orën 21:00.

Për këtë ndeshje do të jenë 13.500 tifozë gjermanë që do të udhëtojnë në Milano për të mbështetur skuadrën e tyre.

Ultrasve gjermanë pritet të iu bashkohen edhe ata të Atalantas, të cilët njihet si kundërshtarë të thekur me ultrasit e Interit.

Në mbështetje të tifozëve zikaltër do të dalin ultrasit e Lazio dhe këtu pritet të jetë një betejë e vërtetë mes katër grupimeve të ndryshme të ndara në dy kahe.

Kujtojmë që në dhjetor, në ndeshjen që Lazio priti Eintracht në Romë, u regjistruan një numër i lartë incidentesh mes tifozëve.

Për këtë mijëra agjentë të policisë kanë filluar të përgatisin punën e tyre dhe do të jenë në terren që të mërkurën, kur priten të mbërrijnë edhe tifozët e parë gjermanë.

Shtuar më 12/03/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori