Tifozët e Interit kërkojnë që Perisiç të luajë në Kategorinë e Parë shqiptare


Pëlqej
Interi prej 8 takimesh nuk e njeh shijen e fitores. Barazimi ndaj Krotones në sfidën e djeshme, ka bërë që tifozët zikaltër, të shpërthejnë në kritika. Por nuk është Spalleti i piketuari i tifozëve por, ka qenë pikërisht futbollisti kroat, Ivan Perisiç.

Kroati në fillimin të sezonit bëri një start fantastik, duke qenë një nga më të mirët në skuadër, ndërsa ka afro 2 muaj që ka humbur në fushë. Reagimi më pikant ka qenë ai i Mariapaola Lopetrone, e cila u kërkon drejtuesve të Interit ta dhurojnë në një skuadër të Kategorisë së Parë në Shqipëri./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori