Soset durimi, tifozët e Interit kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Contes
Tifozët zikaltër kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Antonio Contes teksa shkruajnë në rrjetet sociale thirrje “Conte out”.

Pas humbjes 2-0 ndaj Real Madridit, Interi pothuajse është jashtë Champions League ku pas katër ndeshjeve, ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Inter gjithashtu po gabon edhe në Serie A, që sezonin e kaluar e mbylli vetëm një pikë pas kampionëve të Juventusit.

Tifozët janë të irrituar me trajnerin për shkak edhe të Christian Eriksen, i cili nga një super lojtar tek Tottenham, me Conten është shndërruar në një futbollist të padobishëm dhe në janar do të kërkojë largimin.

Shtuar më 27/11/2020, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori