Tifozët e Interit njëzëri kërkojnë Igli Taren si drejtor sportiv
Rafinja dhe Lisandro Lopez janë dy blejrjet e Interit në jajnar për Luçiano Spaletin, pavarësisht se ky i fundit kërkoi një mbrojtës dhe një mesfushor. Pastore dështoi, pasi Suning nuk miratoi buxhetin e nevojshëm për të vënë duart mbi argjentinasin që një zbarkim në Milano e priste me padurim.

“Detyra e parë që drejtuesit duhet të zbatojnë në këto javë është që të shkojnë drejt Romës dhe t’i rrëmbejnë Lacios Igli Taren. Me ardhjen e drejtorit sportiv bardhekaltër dhe me në krah një si Valter Sabatini, drejtori aktual Piero Auzilio mund të përdoret për të përgatitur kafenë në klub”, është ky komenti i tifozëve të Interit pas një merkatoje, e cila për zikaltrit premtoi shumë, por realizoi pak.

Mes kampionatit që ka ngecur pa u prezantuar së fundmi me një fitore, tifozët duket se shohin si zgjidhje Igli Taren, i cili, prej vitesh, ndërton fatet e arkave të Lacios duke sjellë futbollistë nga hiçi dhe i kthyer në yje në Romë./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori