Tifozët e Juventusit nuk ndalen, kërkojnë Mbappe
Duket se kualifikimi i Juventusit ndaj Atletikos ka sjellë një ndjenjë të madhe vetbesimi dhe një furtunë entusiazmi, jo vetëm te lojtarët, por edhe te tifozët.

Siç raportojnë mediat pranë kampionëve të Italisë, Fabio Paratici është takuar sot me disa ultras të bardhezinjve dhe në kor ata kanë brohoritur emrin e Kilian Mbape, si një dëshirë të madhe për ta transferuar francezin në Torino.

Kualifikimi për në tetë ekipet më të mira të Europës, duket se i ka bërë të gjithë në kampin juventin me krahë.

Të shtyrë nga një deklaratë e Paraticit, se tashme Juventusi do të blejë lojtar si Cristiano Ronaldo, por 25-vjeçar, tifozat kanë nisur të fantazojnë, pa ditur vlerën reale të francezit. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2019, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori