Tifozët e Juves ndihen të tradhëtuar: Hiqeni yllin e Contes nga Allianz Stadium (FOTO LAJM)

Për kalimin e Antonio Contes te Interi mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në orët e ardhshme pasi tashmë është formalizuar gjithçka.

Por nëse kalimi i Contes te zikaltrit nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e gjerë e tifozëve të Interit të cilët do të dëshironin më tepër rikthimin e Mourinhos sesa emërimin në stol të një ish-juventuni, akoma më keq kanë reaguar tifozët e Juves për transferimin e Contes në Milano, pasi ata e konsiderojnë tradhëti kalimin e një prej simboleve bardhezi të dy dekadave të fundit te rivalët e urryer.

Aq sa, njëri nga tifozët e "Zonjës" ka krijuar një peticion në platformën "Change.org", në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet trajnerit salentin, pikërisht në pistën përreth "Allianz Stadium".

Sipas autorit të peticionit, për Conten, "kalimi te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin".
Shtuar më 30/05/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori