Tifozët e klubit anglez bëjnë thirrje për largimin e trajnerit vetëm 30 minuta pas zyrtarizmit
Tifozët e Newcastle Unitedit tashmë janë të bindur se do të shkojnë drejt rënies nga liga pas ardhjes së Steve Brucet.

58-vjeçari iu bashkua klubit anglez në një kontratë 3-vjeçare për ta zëvendësuar Rafael Benitezin, i cili ishte shumë i dashur për tifozët në 'St. James Park".

Kjo shënon rikthimin e trajnerit me përvojë në klubin e tij të fëmijërisë, por lajmi për arritjen e tij nuk u prit edhe aq mirë.

Tifozët e Newcastlet e kanë shprehur frustrimin e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Bruce jashtë”, kanë shkruar tifozët e klubit anglez pas zyrtarizmit të Brucet si trajner i ri i skuadrës.
Shtuar më 17/07/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori