Tifozët e Lecces i gjenden pranë Shqipërisë, shpalosin banderolën në portën e Prefekturës
Tifozët e Lecces kanë bërë një gjest solidar mbrëmjen e djeshme, teksa kanë vendosur në portën e prefekturës një banderolë: “Albania Ale”, për t’iu gjendur pranë popullit shqiptar në këto ditë të vështira.

Mediat italiane raportojnë se kjo banderolë qëndroi vetëm për pak, pasi policia bashkiake e hoqi menjëherë në mbrëmje.

Nuk është hera e parë që tifozët e Lecces janë solidarë, pasi kujtojmë që pak ditë më parë, i hapën dyert e shtëpive tifozëve të Cagliarit, pas shtyrjes së ndeshjes për shkak të motit.

Shtuar më 29/11/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori