Tifozët e Malagas të "dashuruar" me 2 shqiptarët e ekipit
Skuadra e Malagas ka zhvilluar një gjysmë sezoni për t’u harruar në “Segunda Division”. Ekipi spanjoll ndodhet në vendin e 16-të dhe ka 22 pikë, në 21 ndeshje të luajtura.

Sigurisht që për këto paraqitje të bëra nga skuadra e tyre, tifozët ndjehen mjaft të zhgënjyer dhe një pjesë të madhe të fajit e kanë lojtarët për këtë situatë.

"El Desmarque Malaga", zbulon se votuesit ngelën në "klasë" plot 14 lojtarë, pas një sondazhi të bërë. Por, Sadiku dhe Bare dy shqiptarët e skuadrës spanjolle, e kanë kaluar "testin" dhe janë ndër më të të mirët sipas tifozërisë.

Tre emra dallohen mbi pjesën tjetër, të vetmit që kanë arritur të ‘tërheqin’ skuadrën pas raundit të parë. Ata janë Keidi Bare, Antonin dhe Armando Sadiku, të cilët për tifozët kanë qenë lojtarët më të mirë në Malaga deri më tani", shkruan kjo media.
Shtuar më 29/12/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori