Tifozët e Milanit në tension, klubi ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Donnarummën
Portieri i AC Milan, Gianluigi Donnarumma, është pranë skadimit të kontratës dhe sipas mediave italiane, marrëveshja me klubin "Rossoner" është larg.

Gianluigi Donnarumma dhe zyrtarët e AC Milan, ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së italianit, edhe pse kontrata e tij është afër fundit.

Sipas "Corriere della Sera", problemi kryesor është kërkesa e pagës prej 10 milionë euro në sezon nga Donnarumma.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, insiston në kërkesën prej 10 milionë euro, por Milan ka ofruar vetëm shtatë milionë.

Sidoqoftë, Chelsea thuhet se është kandidati kryesor për nënshkrimin e tij, në rast se marrëveshja me Milanin dështon.

Donnraumma ka luajtur 19 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke mbajtur shtatë herë golën e pa prekur dhe ka ndihmuar Milanin që të ngjitet i pari në tabelë pas 20 ndeshjeve.
Shtuar më 01/02/2021, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori