Pas pozitivitetit me koronavirus të lojtarit të
Milanit, Teo Hernandez në rrjetet sociale kanë filluar
komentet negative për të fejuarën e tij, Zoi Kristofoli të cilën e akuzojnë se e ka infektuar ajo me virusin e tmerrshëm, mbrojtësin
kuqezi, teksa kishte qenë së fundmi për pushime në Dubai.
Tifozët e
kuqezi, pretendojnë se ajo nuk i ka respektuar rregullat anti-COVID, duke infektuar titullarin e
Milanit.
Nëpër
komentet e rrjetit
social “Instagram” Zoi i shkruan një komentuesje duke i thënë se ndodhet në karantinë që nga dita e parë e rikthimit në Itali, dhe është në karantinë që prej një jave nën kontrollin e mjekut.
“E infektove ti me COVID-19”, ishin disa ndër
komentet e shumta që e fejuara e mbrojtësit të
Milanit, hasi në profilin e saj në rrjetin
social.
Bukuroshja seksi replikon e irrituar me komentuesit, duke deklaruar se do të merret avokati i saj për këto lajme të rreme të krijuara vetëm për publicitet nëpërmjet imazhit të saj dhe partnerit.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 21:45