Tifozët e Napolit ndriçojnë stadiumin në nderim të Maradonës (VIDEO)
Napoli do të zhvillojë ndeshjen e parë që nga vdekja e legjendës Diego Armando Maradona.

Për tifozët e Napolit, Diego Armando Maradona është një mit, lojtari më i madh në histori të klubit të tyre, që u solli dy tituj të kampionit.

Gjatë ditës së mërkurë, shumë tifozë janë mbledhur rrugëve të qytetit për të ndezur qirinj në nder të Maradonës.

Sot, para ndeshjes së Ligës së Evropës, që Napoli e zhvillon ndaj Rijekas, një numër i madh i tifozëve janë mbledhur para stadiumit "San Paolo', duke ndezur shumë fishekzjarre.

Stadiumi i Napolit pritet që shumë shpejt të trashëgoi emrin e Diego Maradonës.
Shtuar më 26/11/2020, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori