Tifozët e Portos "sfidojnë" koronavirusin, ndjekin skuadrën mbi çatinë e stadiumit (VIDEO)
Dje bënte bujë lajmi për tifozin polak që mori me qera një kran, në mënyrë që nga lart të shihte skuadrën e zemrës tek luante.

Tifozi mori një kran me qera për të parë skuadrën e tij të zemrës

Një gjest spektakolar, ndonëse jo në përshtatje me këshillat e autoriteteve kanë bërë edhe tifozët e Portos.

Ata janë ngjitur në çatinë e stadiumit ‘Estadio do Dragao’ për të parë skuadrën e zemrës.

Tifozët nuk ishin aspak të heshtur, madje ata krijuan një atmosferë të zjarrtë, me mjete pyroteknike.
Shtuar më 12/06/2020, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori