Tifozët e Real Madrid zgjedhin pasuesin e Ronaldos
Boshlllëku i lënë nga Ronaldo te Real Madrid nuk është mbuluar ende edhe pse ka pasur disa emra si Cavani, Mbappe , Neymar apo Hazard.

Gazeta "Marca" së fundmi ka bërë nje sondazh rreth kësaj çështje ku ka kërkuar që tifozët të votojnë për lojtarin që shikonin si zëvendësuesin e Ronaldos në Madrid.

Ky sondazh ka marrë 200.000 përgjigje dhe fituesi është shpallur Këpuca e Artë e Botërorit, Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenham ka marrë 26 për qind të votave, duke lënë mbrapa Cavani-n dhe Icardi-n, të cilët kanë marrë nga 14 për qind.

Ish-sulmuesi i Real, Mariano, i cili ka realizuar 21 gola për Lyon sezonin e kaluar, vjen pas tyre me 12 për qind të votave, në një nivel me Robert Leëandoëski-n. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2018, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori