Ai është klubi më i madh në botë, ndaj prej tij mund të presësh vetëm befasi.
Reali i Madridit ka prezantuar në Nju Jork fanellën e re të
ekipit.
Fansat kanë mbetur të befasuar. Fanella është me ngjyrë të
kuqe korali.
Interesant është fakti se kjo fanellë është plotësisht e përbërë me mbeturina.
Por përse e
kuqe?
Pas këtij vendimi qëndron një aksion ekologjik i
ekipit fitues të Ligës së Kampioneve.
Bluza është bërë nga mbeturinat
plastike të mbledhura në oqean.
Një organizatë e quajtur ‘Parley For The Oceans” kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit për mbrojtjen e koraleve.
Shtuar më 07/08/2018,
ora 14:16