Tifozët e Realit e presin, Neymar u premton: Do shihemi
Pëlqej
Neymar është i lidhur ngusht me një kalim tek Reali i Madridit. Por kjo nukmjafton për brazilianin i cili së fundmi paralajmëroi Real Madrid se objektivi i rëndësishëm për të dhe PSG-së është triumfi në Champions League.

Në një intervistë për mediat franceze, Neymar shpalosi objektivat e këtij sezoni për Paris Saint Germain, shkruan "Mundo Deportivo", raporton SYRI.net.

"Është shumë e komplikuar të them tani, por ne po bëjmë një punë të mirë. Cavani dhe Mbappe janë lojtarë të mëdhenj që bëjnë një diferencë të madh. Ne po njohim njëri-tjetrin dhe po përmirësohemi. Ne shpresojmë që t’i fitojmë të gjitha titujt, veçanërisht Champions Leaguen”, theksoi ai.

Reali i Madridit dhe tifozët madrilen do të takohen me Neymarin në fazën e 1/16 në Champions League dhe mbase dhe në verë, por vëmendja aktualisht është në Champions. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori