Tifozët e Realit nuk e duan si trajner Zidane
Sondazhi i 180,000 tifozëve të Real Madridit ka gjetur që dy të tretët nuk besojnë se Zinedine Zidane është njeriu i duhur që ta nis sezonin e ri, por duan që klubi të nënshkruajë objektivin e parë të Zidane, Paul Pogba para se të mbyllet merkatoja.

Zidane, i cili dëshiron nënshkrimin e Pogbas dhe po e nxit Gareth Bale të largohet nga klubi, ishte pjesë e një nga rezultatet më të sikletshme në historinë e fundit të Real Madrid në fundjavë (7-3 nga Atletico) dhe besimi në të ka rënë dukshëm sipas një sondazhi të kryer nga Marca të dielën.

Tifozët u pyetën: "A është Zidane trajneri ideal për këtë projekt të ri?"

Një shumicë prej 64 përqind thanë jo, ndërsa 36 përqind e 18o mijë votuesve u përgjigjën me po, përcjell lajmi.net.

Duke iu përgjigjur një tjetër pyetje të "Marca", shumica tha gjithashtu se Zidane ishte përgjegjës për krizën aktuale: 34 përqind e fajësuan atë, 33 përqind fajësuan lojtarët dhe 33 përqind fajësuan planifikimin e klubit.

Votuesit gjithashtu mbështetën nënshkrimin e Pogbas. Në përgjigjen e pyetjes "A ka nevojë Real Madridi për Pogban?" 60 përqind u përgjigjën po dhe 40 përqind jo.
Shtuar më 30/07/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori